Zbulohet identiteti i futbollistit që u hodh nga kati i gjashtë, portieri...

Zbulohet identiteti i futbollistit që u hodh nga kati i gjashtë, portieri i Partizanit

56
0
Shares

Është zbuluar identiteti i futbollistit shqiptar që u vetëhodh këtë mbrëmje nga banesa e tij në katin e gjashtë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Fjala është për portierin e dytë të skuadrës së Partizanit, 24 vjeçarin Aldo Teqja.

I riu është marrë nga ambulanca dhe është dërguar me shpejtësi në spitalin e traumës. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ai është gjallë, por ende nuk dihet nëse do t’i mbijetojë rënies apo jo.

Polici ndërkohë ka bërë këtë njoftim zyrtar, duke vene ne dukje se i riu ka qene ne kushte te renda psikologjike dhe ka tentuar vetevrasjen.

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY