Dy familjet në Klos merren në mbrojtje, si u vranë babë e...

Dy familjet në Klos merren në mbrojtje, si u vranë babë e bir me pistoletë, detaje të pazakonta

76
0
Shares

Ngjarja e rëndë me tre viktima në Klos, tronditi opinionin publik, kjo pasi e gjitha nisi për një motiv të dobët, per shkaqe pronesie. Dy vellezer vdiqen dhe mes tyre dhe babai i te dyve. Panorama ka zbuluar detaje mbi plumbat e leshuar dhe gjendjen pas sherrit.

Pas mbërritjes në morgun e Spitalit të Burrelit, ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se babë e bir kanë marrë nga një plumb fatal për jetën e tyre.

Floget Dakuci rezulton se është qëlluar një herë në shpatull, në krahun e zemrës. Ndërsa babai i tij, Kutim Dakuci, është qëlluar me një plumb në gojë. Sali Dakuci, pasi qëlloi ndaj të dyve, u largua në banesën e tij dhe në kushte të rënda psikologjike qëlloi veten në kokë.

Administratori Elton Dalliu dhe kryetari i fshatit, Hamza Hoxha, thonë se nuk gjejnë fjalë për ta përshkruar ngjarjen e rëndë.

Të dyja banesat e vëllezërve të vdekur janë marrë në mbrojtje nga Policia. Mbi 10 efektivë policie vijojnë shërbimin pranë shtëpive, për të shmangur ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.Ndërkohë, pushteti lokal në zonë dhe banorët kanë marrë masa për organizimin e ceremonive mortore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY