Meta e ka një përgjigje të bukur për të gjithë: Si mund ti trembet Venecias “Luani i Artë i Venecias” për këtë vit

Shares

Pavarësisht se Presidenca ka reaguar disa herë zyrtarisht për të dhënë një qëndrim formal, vetë nga Presidenti Ilir Meta deri më tani nuk kishim asnjë reagim.

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dashur të bëjë asnjë koment lidhur me draft raportin e Komisionit të Venecias të publikuar dje në media por megjithatë një përgjigje e ka dhënë së fundmi.

Ne një prononcim për Ora News, Presidenti Meta deklaroi:

“Kam zero koment. E kam shterruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut”.

Por i pyetur nëse i trembet Komisionit të Venecias, Kreu i Shtetit ka kujtuar vlerësimin e marrë këtë verë në Venecia, nga autoritetet vendore të Rajonit të Venetos.

A i trembet Venecias Kreu i Shtetit?

Ilir Meta: Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit.Më 13 korrik Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...