FOTO/Del vendimi, Rama i jep Patozit një vilë dhe një palestër

FOTO/Del vendimi, Rama i jep Patozit një vilë dhe një palestër

110
0
Shares

Pas çdo detyre të realizuar mirë vjen dhe shpërblimi pas tij. Kjo është situata e ndodhur me Astrit Patozin dhe kryeministrin Edi Rama.  Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërblejë me zyra, Bindjen Demokratike të Astrit Patozit, pas shërbimeve të këtij të fundit.

Në fletoren zyrtare, është publikuar këtë të premte vendimi “për dhënien në përdorim, pa shpërblim, nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia ‘Bindja Demokratike’, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në krah të saj, në bllokun e ish-vilave gjermane, Tiranë”.

Vendimi, që tanimë ka marrë fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare është marrë në fakt në mbledhjen e qeverisë më datë 25 shtator.

Sipas Syri.net, mbledhja, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në SHBA në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u drejtua nga zëvendësi i tij Erion Braçe.

Megjithatë, vendimet e marra në atë mbledhje u mbajtën të fshehura nga qeveria. Në faqen zyrtare të kryeministrisë, ku publikohen në mënyrë periodike vendimet e Këshillit të Ministrave, nuk shfaqet asnjë shenjë e VKM-ve të marra në mbledhjen e datës 25 shtator, edhe pse kanë kaluar dy ditë.

Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, u akuzua nga opozita si “patericë e Edi Ramës” në votimet e 30 qershorit. Akuzat u bazuan pikërisht në regjistrimin “in extremis” të Bindjes Demokratike në votimet e 30 qershorit që për opozitën, ekspertë ligjorë, por edhe Presidentin Ilir Meta, ishte i jashtëligjshëm. Patozi u akuzua se me këtë akt i shërbeu propagandës së Ramës për të treguar se votimet e 30 qershorit nuk janë me një kandidat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY