Qeveria pranon hapur uljen e numrit të nxënësve, por shifrës 100 mijë...

Qeveria pranon hapur uljen e numrit të nxënësve, por shifrës 100 mijë i heq një zero

50
0
Shares

Pas deklaratave të opozitës për rënien e numrit të nxënësve në shkolla, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për mediat, për të thënë se shifrat e bëra publike në media nuk janë të vërteta.

Sipas saj, ky vit i ri shkollor nisi me 10 mijë nxënës më pak dhe jo me 100 mijë siç u deklaruar nga Partia Demokratike.

Besa Shahini: Shifrat që keni raportuar dje janë të pasakta dhe të pjesshme. Ju keni raportuar se në arsimin parauniversitar kemi 380 mijë nxënës, por kjo shifër përfshin vetëm nxënësit e klasave I-XII duke mos përfshirë arsimin profesional dhe parashkollorin. Në total sivjet regjistrimet në arsimin parauniversitar pa përfshirë arsimin profesional janë 455 mijë nxënës. Nëse përfshijmë arsimin profesional numri do të shkojë rreth 480 mijë nxënës. Shifrat për arsimin profesional mblidhen nga ministria e Financave dhe deri në fund të kësaj jave ne do rakordojmë numrat dhe do kemi një numër më final për regjistrimet në vitin e ri shkollor. Në supozojmë që në krahasim vitin e kaluar do kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë më pak sic keni raportuar ju.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY