Të shpallur në kërkim për ‘dhunë në familje’ dhe ‘mashtrim’, arrestohen 2...

Të shpallur në kërkim për ‘dhunë në familje’ dhe ‘mashtrim’, arrestohen 2 persona në Divjakë

63
0
Shares

Policia e Divjakës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, një për “Mashtrim” dhe një për “Dhunë në familje”.

Blutë bëjnë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kapën dhe ndaluan shtetasin:

  • G.B, 30 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi i bë pasi në Gusht 2018, me anë të mashtrimit i ka marrë makinën dhe një sasi parash shtetasit D.A, 50 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin:

  • J.S, 30 vjeç, banues në Çermë, Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases J.S, 35 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY