2 herë tentuan negociata Basha-Rama gjermanët

2 herë tentuan negociata Basha-Rama gjermanët

38
0
Shares

Të paktën dy herë gjermanët kanë kërkuar negociata mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Detaje të këtyre tentativave ka treguar ish kryeministri Sali Berisha, në emisionin Opinion.

“Unë nuk di të ketë filluar asnjë negociatë tani. U bënë tentativa, dy herë. I ka refuzuar Edi Rama. Këto tentativa kanë ndodhur gjatë qershorit. Janë bërë nga gjermanët. Janë dy vetëm, jo një! Kjo është e njohur”, tha Berisha, citon opinion.al.

“Formula ishte të uleshin në tavolinë pa kushte”, theksoi më tej ai.

Por si largohet Edi Rama nga posti i kryeministrit? Sali Berisha e ka një mendim: “Unë mendoj se opozita e ka dhënë formulën, një qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet. Me disa detyra të caktuara dhe disa shqyrtime të tjera”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY