Çfarë do të ndodhë me dekretin për 13 tetorin? Meta iu përgjigjet deputetëve me një kërkesë

Ndaje

Në vijim të seancës dëgjimore, Presidenti Ilir Meta la të kuptohet se është në pritje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mblidhen për të diskutuar mbi dekretin për 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

Ai tha se pret nga deputetët që ata të sillen me përgjegjësi për këtë çështje dhe të ftojnë ministren e Drejtësisë që të publikohet në fletoren zyrtare edhe dekreti me datën e re.

“Mendoj që të gjithë presidentet kanë vepruar në të njëjtën mënyrë në shtyrjen e zgjedhjeve, nga pikëpamja ligjore. Kanë dekretuar dhe më pas kanë dekretuar shfuqizimin e një datë. Është praktikë e konsoliduar që bëhet për arsye madhore që janë sqaruar qartë. Së dyti; më duhet të them se në të dyja rastet është bërë për interes të paqes sociale e pluralizmit politik. Dua t’ju bëjë të qartë se e gjithë kjo veprimtari synon një çështje; çeljen e negociatave të Shqipërisë në 18 tetor. E gjithë jeta ime politike është e lidhur me integrimin e Shqipërisë në Europë. Kjo është sfidë e çështje kombëtare. Kam bërë veprimet më të mira përveç aspekteve të tjera. Çdo bëj unë me dekretin e 13 tetori? Kjo është pyetje interesante. Unë po pres që ju si deputetë të jeni të përgjegjshëm dhe të ndikoni tek Komisioni i Ligjeve dhe të vijë ministri i Drejtësisë dhe të votohet në fletore zyrtare më pas dekreti”,-tha Meta.

Më tej ai iu përgjigj: Nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes, kam shfuqizuar datën për të dekretuar një datë të re gjithëpërfshirëse, që shqiptarët të ushtronin në mënyrë cilësore dhe substanciale të drejtën e tyre, sepse zgjedhjet me një kandidat, ashtu si Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi dhe delegacionin, nuk janë aq të fshehta.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje