Hajdari: Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë

Hajdari: Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë

36
0
Shares

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, kryetarja e grupit parlamentar demokrat në një postim në facebook shkruan se Edi Rama dhe Lulzim Basha, krerët e partive kryesore në vend kanë nevojë për një “shkollë politike”.

“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë”.
Më tej Hajdari shkruan se marrëveshjet nuk e shpëtojnë dot më opozitën që ndodhet në rrugë, edhe në këtë sesion të ri parlamentar.

Sipas saj deri më tani kreu i demokratëve Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dy herë dorëheqjen, sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm.
“Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.

Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm”,- shkruan Hajdari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY