Qeveria, hetim policëve që kanë kontakt me TIMS pas dokumentave për Pjetrin...

Qeveria, hetim policëve që kanë kontakt me TIMS pas dokumentave për Pjetrin dhe Kajmakun

52
0
Shares

Në muajt e fundit të paktën 120 efektivë policie në të gjithë vendin me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë dërguar në Drejtorinë e Standardeve, ku pritet të nisë një hetim ndaj tyre apo deri në marrjen e ndonjë mase të rëndë disiplinore, raporton report tv.

Hetimet kanë nisur pasi dyshohet se efektivët e policisë janë futur në sistemin TIMS për të marrë të dhëna që nuk kanë lidhje me individët të ndryshëm për operacione që janë duke u zhvilluar, por e kanë përdorur për cështje të tyre. Kjo ka bërë që Veliu të urdhërojë nisjen e një hetimi për të zbuluar emrat e efektivëve të policisë së shtetit që kanë akses në sistem dhe që e kanë përdorur për interesa të tyre.

Por edhe rasti më i fundit i nxjerrjes së fotos së Santiago Malkos është hetim me akuzën që policët kanë ndihmuar gazetarët në punën e tyre. Burimet sqaruan se kjo lëvizje e kryepolicit Ardi Veliu, vjen pasi këta efektivë kanë hyrë në sistemin TIMS e kanë kërkuar të dhënat për ish efektivin e vrarë më 27 Gusht, Santiago Malko foto e te cili ka dalë në Report Tv dhe më vonë u publikua dhe nga disa media të tjera. Qëllimi i investigimit është pikërisht zbulimi kush e ka marrë foton e viktimës nga sistemi TIMS për të ndihmuar gazetarët, sipas këtij tv që financohet indirekt nga qeveria.

Mësohet se për efektivët e çuar në Drejtorinë e Standardeve do të nisë një hetim administrativ, e ndërsa në përfundim të hetimeve, po me urdhër të drejtorit Ardi Veliut, pritet të jepen edhe vërejtje, pasi për policinë çuditërisht publikimi i fotos së Santiago Malkos ne media, klasifikohet si një sekret hetimor.

Përfshirja e fotos së Malkos ngjan të jetë e cuditshme pasi ajo nuk del nga sistemi TIMS, që ka lidhje me hyrjet e daljet nga Shqipëria. Foto është një database e policisë dhe prokurorisë nëse personi ka qenë ndonjëherë subject I ndjekjes apo hetimit.

Duket qartë se padia e Velisë për policët lidhet me dokumentat që kanë dalë nga sistemi TIMS për dy kryebashkiakët socialistë, Dokumentat e publikuara nga PD mund të merren vetëm në këtë sistem, por sic duket edhe nga deklarimet e PD, dokumentat e marra janë pak më të vjetra se padia e Velisë për policët që janë në kontakt me sistemin. Dokumentat kanë përshkruar lëvizjet e Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmakut deri në vitin 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY