Krimet e Rënda transferojnë dosjen e Orest Sotës,iu gjetën patentat e Tahirit

Krimet e Rënda transferojnë dosjen e Orest Sotës,iu gjetën patentat e Tahirit

44
0
Shares

Pas transferimit të dosjes “184” në Prokurorinë e Dibrës, Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën edhe për hetimin e dosjes mbi biznesmenin Orest Sota, i cili akuzohet për veprat penale “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Pas këtij vendimi të organit të hetimit, kjo dosje ka kaluar në Prokurorinë e Elbasanit, e cila do të vijojë me procesin hetimor.  Me të njëjtin arsyetim si në rastin e dosjes “184”, si arsye e moskomptencës është artikuluar se në këtë çështje nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Sota u ndalua në Elbasan më 1 nëntor të viti 2017,  pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën shuma e konsiderueshme prej 863 mijë eurosh, si edhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe të bashkëshortes së tij.

Prokuroria dyshon se paratë e gjetura i përkisnin Tahirit, ndërsa biznesmeni dhe avokati i tij pretendojnë se shuma është tërhequr 10 vjet më parë nga një bankë e nivelit të dytë dhe mbahesh në qarkullim të lirë me qëllim kurimin e nënës së Sotës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY