Kush është shkodrani i rrezikshëm që do bënte vrasje në Tiranë, krimi që kreu në 2014

0Shares
0

Policia arrestoi një person të rrezikshëm, duke parandaluar kështu një vrasje të mundshme në Tiranë. I riu u arrestua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në rrugën ‘Bilal Xhaferri’, teksa ishte përgatitur për të kryer një vrasje.

Gjatë kontrollit policor atij iu gjet edhe një armë, një pistolete e tipit ‘Bereta’, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje

Saetin Erkoçeviq është nje nga 31 personat e listes se shtetasve me te kerkuar nga Policia e Shkodres, i denuar me 20 vjet burg per nje vrasje te kryer ne vitin 2014.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Më datë 10.05.2014, në një lolal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje