Tiranë/ Zhurmat e automjeteve sportive , problem dhe shqetësime për banorët e...

Tiranë/ Zhurmat e automjeteve sportive , problem dhe shqetësime për banorët e zonës

38
0
Shares

Tiranë

Në numrin 112, Komisariatin Dixhital apo në adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, ditët e fundit nga ana e banorëve të zonës së unazës së madhe, janë adresuar shqetësime dhe ankesa të shumta mbi zhurmat që shkaktohen nga automjetet kryesisht sportive, që nëpërmjet sistemeve zhurmëshkarkuese, shpejtësisë së madhe apo garave ndërmjet tyre.

Këto veprime të disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe një rrezik i shtuar për ngjarje rrugore që për shkak të mënyrës se si drejtohen dhe shpejtësisë së madhe, mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim ndëshkimin e këtij fenomeni sa shqetësues aq edhe të rrezikshëm, si dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, ka monitoruar dhe dokumentuar me agjentë civilë apo të uniformuar një sërë shkeljesh në këtë segment rrugor dhe ka proceduar e dërguar praktikat për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për 7 drejtues mjetesh që “garonin” me shpejtësi thuajse dyfishin e asaj të lejuar.

Për 12 drejtues mjetesh është bërë verifikimi me radar dhe tërheqja e lejes së drejtimit, pasi janë konstatuar duke qarkulluar mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore.

#ShpejtesiaeLarteVret#

TiranëNë numrin 112, Komisariatin Dixhital apo në adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit, ditët e fundit nga ana e banorëve të zonës së unazës së madhe, janë adresuar shqetësime dhe ankesa të shumta mbi zhurmat që shkaktohen nga automjetet kryesisht sportive, që nëpërmjet sistemeve zhurmëshkarkuese, shpejtësisë së madhe apo garave ndërmjet tyre.Këto veprime të disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe një rrezik i shtuar për ngjarje rrugore që për shkak të mënyrës se si drejtohen dhe shpejtësisë së madhe, mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Me qëllim ndëshkimin e këtij fenomeni sa shqetësues aq edhe të rrezikshëm, si dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, ka monitoruar dhe dokumentuar me agjentë civilë apo të uniformuar një sërë shkeljesh në këtë segment rrugor dhe ka proceduar e dërguar praktikat për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për 7 drejtues mjetesh që “garonin” me shpejtësi thuajse dyfishin e asaj të lejuar. Për 12 drejtues mjetesh është bërë verifikimi me radar dhe tërheqja e lejes së drejtimit, pasi janë konstatuar duke qarkulluar mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore.#ShpejtesiaeLarteVret#

Publiée par Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sur Samedi 10 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY