FOTO/Terror në lokalin në “Don Bosko”, kapet 56-vjeçari me armë në brez,...

FOTO/Terror në lokalin në “Don Bosko”, kapet 56-vjeçari me armë në brez, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

140
0
Shares

Një 56-vjeçar i cili qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë në ambientet publike është arrestuar nga policia e kryeqyteti falë bashkëpunimit me qytetarët.

Në pranga ka rënë shtetasit   S. H., banues në Tiranë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri “pistoletë”, 30 fishekë dhe një armë e ftohtë “thikë”.

“Ky shtetas kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por është denoncuar nga qytetarët të cilët kanë njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez” thotë policia.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës “thikë” dhe një sasi lekësh.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY