FOTO/Kryeministri si agjensi udhëtimesh, prezanton “Migjenin”: Ja kur do të vijë dhe...

FOTO/Kryeministri si agjensi udhëtimesh, prezanton “Migjenin”: Ja kur do të vijë dhe “Naimi”

189
0
Shares

Kryeministri Edi Rama duke parë sesa mirë i ka gjerat e tjera në qeveri, këtë herë ka gjetur kohë të merret me Air Albania, e cila dhe pas shumë denoncimesh, rezultonte  e linjës turke.

Përmes një postimi në facebook njofton tregon fotot e “Migjenit” avioni i dytë i flotës “Air Albania” që siç deklaron do të nisë fluturimet në fillimvjeshtë drejt Italisë.

“Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standarteve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë” shkruan Rama në postimin e tij që e shoqëron dhe me foto të avionit.

 Rama paralajmëron se së shpejti do bashkohet dhe “Naimi”.

“Ndërkohë “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë”.

Ndërkohë avioni “Lasgushi”  mbulon linjën e Stambollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY