Ish kryeministri denoncon:Qeveria drejt pamundësisë për të paguar rroga e pensione

Ish kryeministri denoncon:Qeveria drejt pamundësisë për të paguar rroga e pensione

65
0
Shares

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një panoramë të situatës ekonomike dhe financiare në të cilën ndodhet Shqipëria dhe sipas ish kryeministrit shtetit është duke shkuar drejt rrugës së falimentit.

Berisha madje shprehet se “Ndrikull Falimenti” (Ministrja e Ekonomisë dhe Financave) po e çon të gjithë ekonominë në greminë, aqsa shteti mund të përballet me pamundësinë për të paguar rrogat e pensionet

Ndrikull Falimenti po sjell falimentin!
Te dhenat zyrtare deshmojne se narkoshteti po shkon drejt falimentit!
Te ardhurat per 6 mujorin dhjetra milione dollare mosrealizime.
Vetem TVSH rreth 9% me i ulet se plani.

Por dhe 3% me i ulet se sa ne te njejten periudhe te vitit 2018!
Nderkohe borxhi ndaj bizneseve per TVSH eshte rritur edhe me 10% sipas burimeve prane ndrikull Falimentit!

Taksa doganore dhe akcisa jane 9,8% dhe 1,3% me te ulta se sa plani.
Investimet publike jane 6,2% me te ulta se sa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar!

Po shkohet drejt pamundesise per te paguar rroga dhe pensione!
Keto jane sukseset e para te ndrikull Falimentit te narkoshtetit shqiptar!
INFO PERMBLEDHESE JANAR – QERSHOR 2019

(statistikat fiskale paraprake, jo finale)
Bazuar ne te dhenat paraprake te publikuara nga Min.Fin, Te ardhurat totale per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne 36 mln dollare me te ulta (- 1.6 %) sesa planifikimi qeveritar per kete periudhe.

Te ardhurat totale per 6 – mujorin 2019 rezultojne te jene vetem 3.9 % me te larta sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar, nderkohe qe duhej te ishin te pakten mbi 6 % me te larta (si pasoje e normes se pritshme te rritjes ekonomike dhe normes se inflacionit, pa perfshire ketu edhe efektin pozitiv shtese ne rast se do te kishim formalizim te ekonomise). Tregues i qarte i nenperformaces se organeve taksambledhese dhe ecurise se dobet te ekonomise shqiptare.

Verehen mosrealizime ne te ardhurat nga tatim & doganat. Konkretisht:
Te ardhurat nga tatim & doganat per periudhen janar – qershor 2019 rezultojne me nje mosrealizim prej 44 mln dollare (- 2.9 %) krahasuar me planifikimin buxhetor. Me ne detaje sipas zerave kryesore, verejme se:

• TVSH me mosreazlimim prej 63 mln dollare, – 8.7 %. Madje me shqetesim verehet se arketimet nga TVSH per 6 – mujorin e pare 2019 jane edhe me te ulta sesa arketimet e 6 – mujorit 2018, perkatesisht me 20 mln dollare me pak, ose – 3%.
• Tatim fitimi rezulton me realizim mbi planifikimin (+ 23 mln dollare).

• Akcizat rezultojne nenperformance, mungojne 2.8 mln dollare (- 1.3 %) krahasuar me planin 6 – mujor.
• Tatim mbi te Ardhurat Personale rezulton me realizim mbi planifikimin, + 21 mln dollare.
• Taksat Nacionale: me mosrealizim prej 19 mln dollare (- 10.1 %).

• Taksat doganore gjithashtu me mosrealizim prej 3.4 mln dollare, – 9.8 %.
Info shtese te detajuar per importet ne nivel 6 – mujor te disa produkteve kryesore (si psh karburant, cigare, etj), do mund te jete disponibel ne momentin qe do te publikohet te dhenat zyrtare finale nga ana e min.financave

Shpenzimet Operative dhe te Mirembajtjes (janar – qershor) rezultojne te jene 28 mln dollare me te larta sesa planifikimi 6 – mujor, ose 15 % me e larta.
Gjithashtu, krahasuar me faktin e te njejtes periudhe te vitit te meparshem, shpenzimet operative rezultojne te jene 30 mln dollare me te larta, ose 16.6 % me shume.

Investimet publike gjithashtu vazhdojne te rezultojne nen – performance edhe gjate 6 – mujorit 2019 (per kujtese: ne 2018 investimet rezultuan me mosreazlimin prej pothuajse 79 mln dollare, ose 9.3 % me pak krahasuar me buxhetin fillestar 2018).

Per periudhen janar – qershor 2019, investimet rezultojne me mosrealizim prej 40 mln dollare, ose 12.5 % me te ulta sesa planifikimi qeveritar (e shkaktuar plotesisht nga ecuria negative e financimit te projekteve me financim te huaj).

Verehet qe performanca e investimeve publike per 6 – mujorin 2019 eshte edhe me e dobet sesa “fakti” i te njejtes periudhe te vitit ta kaluar, perkatesisht 18 mln dollare me pak, ose – 6.2 %.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY