Dhanë lekë për ti shpëtuar kontrollit, rrugorët e kryeqytetit aksion: Arrestohet një...

Dhanë lekë për ti shpëtuar kontrollit, rrugorët e kryeqytetit aksion: Arrestohet një 40-vjeçar

35
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës godet një rast tjetër të mitëdhënës. Gjatë javës që lamë pas janë goditur edhe dy raste të tjera.

Në funksion të patrullimeve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, rrugorët e kryeqytetit gjatë fundjavës, kanë ndaluar në rrugën “Don Bosko” drejtuesin e mjetit me iniciale A. B, 40 vjeç, i cili gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e testimit për alkool, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Në këto kushte efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve janë evidentuar dhe goditur edhe dy raste të tjera të mitëdhënies”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY