VIDEO/ Sapo u largua ish-kryetari, Duro i PS mbërrin te Bashkia e...

VIDEO/ Sapo u largua ish-kryetari, Duro i PS mbërrin te Bashkia e Devollit për të marrë detyrën, dera hapet me forcë

103
0
Shares

Kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste në Devoll, Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë, për të marrë detyrën.
Duro ka shkuar te bashkia, menjëherë sapo ish-kryetari i kësaj bashkie, Bledion Nallbati i Partisë Demokratike, ka përfunduar orarin zyrtar të punës.

Nallbati është larguar nga zyra pasi ka mbaruar punën, ndërsa është përcjellë me duartrokitje nga mbështetësit e tij, të cilët qëndruan për gjashtë orë me radhë para bashkisë. Ndërkohë, një punonjëse e bashkisë ka mbyllur derën e jashtme të ndërtesës dhe është larguar bashkë me ish-kryebashkiakun.

Kështu që dera e bashkisë është hapur me forcë nga një komision i zgjedhur nga kryetari i ri i bashkisë. Një punonjës i bashkisë ka thyer bravën e derës, duke e hapur atë, në mënyrë që të futet në zyrën e tij kryebashkiaku i ri. Nga ana e tij, ky i fundit tha se dera do të hapej qetësisht, ashtu siç ishte mbyllur.

“I kam kërkuar ish-kryetarit dorëzimin e zyrës. Komisariatit të Devollit i kam kërkuar të jetë prezent tani pas orës 16:00 në hapjen e derës së bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht”, tha Duro.
Sot në Devoll pati përplasje dhe tensione, pasi socialistët vendosën të konstituonin këshillin bashkiak./BW

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY