VIDEO/”Grabitje të pronës në mes të Tiranës”, PD denoncon rastin: Qeveria po...

VIDEO/”Grabitje të pronës në mes të Tiranës”, PD denoncon rastin: Qeveria po u merr dyqanet pronarëve…

82
0
Shares

Disa dyqane janë duke u mbajtur “peng” nga forca policie, pa asnjë të drejtë. Tek Prefektura e Tiranës,  ndodhen dyqanet të cilave u eshte vënë shiriti.

Sipas PD, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, qeveria po u grabit dyqanet pronarëve të ligjshëm pa vendim të formës së prerë nga gjykata. PD thotë se janë 4 pronarë, të cilët qeveria i ka shpronësuar për dyqanët e tyre me një vlerë qesharake, kur çmimi i tregut në atë vend është të paktën 4 herë më i lartë.

Qeveria ka thënë se pronat i duhen për të zgjeruar prefekturën dhe sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Pronarët janë të gatshëm të shpronësohen, por me vlerën e tregut, sipas ligjit dhe Kushtetutës. Qeveria e ka kundërshtuar këtë”,-thonë burimet nga PD.

Ish deputetja Oriola Papmuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, që ndodhen atje, thonë se qeveria po vepron si një bandë me qytetarët. PD po heton, nëse veprimet e qeverisë për grabitjen e pronës së ligjshme të qytetarëve pa vendim gjykate të formës së prerë, kanë të bëjnë me veprimet e një klienti të Edi Ramës, i cili ka blerë disa shtëpi të vjetra aty pranë dhe do të ndërtojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY