“I shpalli luftë kulturës kombëtare”, Këlliçi: TURP! Në vend që të arrestojë...

“I shpalli luftë kulturës kombëtare”, Këlliçi: TURP! Në vend që të arrestojë ministrat që vjedhin…

42
0
Shares

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ishte ndër të parët opozitarë që u paraqit tek Godina e Teatrit Kombetar. Duke qëndruar pranë artistëve, Këlliçi ka dhene mesazhe të forta përgjatë gjithë ditës, duke i shoqëruar ato bashkë me foto.

‘Shteti policor i Edi Rames eshte i vetmi shtet ne bote qe rrethon Teatrin Kombetar me forca policie dhe i shpall lufte kultures kombetare, i shpall lufte historise se kombit. Ne vend qe policia e shtetit te arrestoje ministrat e politikanet qe i kane vjedhur cdo qindarke vendit, vjen dhe rrethon forcerisht Teatrin Kombetar dhe artistet qe jane pasuri kombetare. TURP!’, shkruante Këlliçi në mëngjes.

Më pas aktorët dhe qytetarët ja dolën që të thyejnë kordonin policor dhe të futen brenda Teatrit Kombëtar.

Nga brenda sallës ku jepen shfaqje, Këlliçi shkruan se ‘në fundin e tij politik, Rama kërkon shkatërrimin e Teatrit për më shumë mirëqënie për vete e Fushën.’.

Ne fundin e tij politik, Edi Rames i duhet shkaterrimi i Teatrit Kombetar qe te krijoje me shume mirqenie per vete nga pazari me Fushen.

Teatri eshte thjeshte pengese per ti marre pronen e tij e ndertuar kulla korrupsioni, ku do te pastrohen dhe parate e krimit. Qytetaret jane te vendosur te qendrojne ketu. I bej thirrje cdo te riu, studenteve, kujtdo qe ka mundesi, te vije te bashkohet ketu’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY