Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar, Tahiri: E zvarritën çështjen jashtë...

Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar, Tahiri: E zvarritën çështjen jashtë çdo limiti

62
0
Shares

Saimir Tahiri fiton betejën e parë me prokurorinë, pasi gjykata pranon gjykimin e shkurtuar. Seanca është shtyrë 3 herë deri tani, ndërsa vetë ish-ministri kërkon që procesi ndaj tij mos zvarritet.

Seanca e pretences eshte shtyrë per ne 10 shtator, arsyeja sipas tij qëndron në faktin se gushti eshte pushim. Sipas tij, në dalje para mediave, çështja po zvarritej jashte çdo limiti.

“U bënë dy vite besoj se dhe shtyra e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim dhe akoma më e tepërt. Tani është shtyrë për në shtator. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori?

Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyre letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim”,- u shpreh ai.

Ish-ministri përballet në gjykatë me 3 akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY