Shehi: Rama dhe Basha të ulen në tryezë me garanci të ndërkombëtarëve

Shehi: Rama dhe Basha të ulen në tryezë me garanci të ndërkombëtarëve

32
0
Shares

Prej shkurtit opozita ka mbajtur 10 protesta kombëtare e shumë të tjera lokale për largimin e Kryeministrit, por Dashamir Shehi, aleati historik i demokratëve është i mendimit se zgjidhja nuk do të vijë përmes forcës.

“Ne s’kemi dalë e kemi thënë se ndryshimi i pushtetit do bëhet me pushkë, me molotov apo duke djegur institucionet se kjo nuk ka logjikë, por ama duhet të përgatiten kushtet që të bëhen zgjedhje se votime bënte dhe Enver Hoxha”, – tha Shehi.
Fanatik se hallet shqiptarët duhet t’i zgjidhin vetë, garancinë tashmë Dashamir Shehi e kërkon nga ndërkombëtarëve për të cilët ka ndryshuar qëndrim.

“Mes shqiptarëve s’kemi arbitra. Fatkeqësisht duhet t’i delegojmë një pjesë të sovranitetit tonë të huajve. Kam qenë kundër dhe do jem deri sa të vdes, por realiteti është ky”, – tha ai.
Edhe pse nuk e fsheh frikën e një marrëveshje të fshehtë, Shehi kërkon që Edi Rama dhe Lulzim Basha të ulen përballë njëri tjetrit, por këtë herë jo të vetëm.

“Ne jemi per marrëveshje të madhe politike. Basha ulet me secilin që përfaqëson kryetarin e partisë. Do jetë Rama apo ndonjë tjetër punë për të. Do ja lëmë vjeshtës kur do jetë më pak vapë dhe tension dhe do gjykohen me gjakftohtësi këto pune.

Do më pëlqente që gjërat të vendosen sipër tavolinës ndryshe do ishte zhgënjim i madh”, – tha ai në një prononcim në Top Channel.
Përballja me kundërshtarin politik nuk është problem për aleatin e Bashës, qoftë ne 13 tetorin e Presidentit apo më shpejt, rendësi për të ka që zgjedhjet mos ti përgatisë Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY