Një rruge në Kamëz i vendoset emri “Ramush Haradinaj”

Një rruge në Kamëz i vendoset emri “Ramush Haradinaj”

59
0
Shares

Bashkia e Kamzës i ka vendosur një rruge emrin “Ramush Haradinaj”, nisur këtu nga akti i dorëheqjes prej postit të kryeministrit.

Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt, i cili tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”.

Deklarata e Bashkisë Kamëz

Ramush Haradinaj me dorëheqjen e djeshme tregoi të qenit një shtetar i vërtet pasi që është një patriot dhe atdhetar këtë e ka treguar çdo ditë të jetës së tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për gjithë shqiptarinë. Me dorëheqjen prej një burri të vërtetë shteti tregoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se sa herë të kërkohet do të shkojë para drejtësisë jo si kryeministër i Kosoves por si Ramush Haradinaj.

Përgjigjur thirrjeve te drejtësisë por dhe akteve te marra si kryeministër i Kosovës ne detyre. Bashkia Kamez ka nderin qe nje rruge te qytetit tone ti vendos emrin e tribunit te lirise dhe atdhetarise Ramush Haradinaj me vendim te KEshillit Bashkiak.

Kujtojme qe tashme Ramush Haradinaj eshte njeri prej nesh per thjeshtesine qe e karaktarizon por edhe se ai eshte Qytetar Nderi i Kamzez si dhe prej sot nje prej rrugeve mban emrin e tij. Jemi me ty Ramush, te bindur ne pafajesine tende dhe misionin tend per lirine e Kosoves dhe shqiptarise. Askush nuk ka mundur te gjunjezoje sado qe ka tentuar. Ti Ramush ke ditur te ia dalesh me karakterin tend fisnik fhe pastertine e figures tende. Ti je nje shtetar i vertet ndaj qendro sic ke ditur te ia dalesh pabesive.jemi me ty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY