FOTO/5-vjecari humbet në plazhin e Spillesë, apeli: Kush e njeh të njoftojë...

FOTO/5-vjecari humbet në plazhin e Spillesë, apeli: Kush e njeh të njoftojë prindërit

148
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 5-vjecar ka humbur në plazhin e Spillesë në Durrës. Njoftimin e ka dhene Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, përmes rrjeteve sociale.

Menjëherë ata kanë shpërndarë foto të vogëlushit, ku kërkohet dhe ndihma e qytetarëve për ta bashkuar atë sa më parë me familjarët e tij.

“Ky është Samuel Xhepa, vogëlushi 5 vjeçar, i cili ka humbur në plazhin Leonardo, në Spille. Samueli u vu re nga Marlindi, Vrojtuesi i Plazhit,i cili menjëherë i ofroi ndihmë pasi vogëlushi ishte pickuar nga një peshk. Pas një bisede me vogëlushin, Samueli i tregoi se i ati quhet Sinan Xhepa. Marlindi ka njoftuar autoritetet lokale dhe së bashku me Samuelin janë ende në pritje të familjes së vogëlushit. Nëse e njihni vogëlushin dhe prindërit e tij, ju lutemi të jepni ndihmën tuaj që Samueli t’u bashkohet sa më shpejt prindërve.”– shkruhet në faqen e facebook të Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY