“Vendimi për Sakon me urdhër të PS”, reagon Basha: Duhet të ndalim sa më parë Edi Ramën

Ndaje

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas çudisë me drejtësinë, ku Edi Rama ka urdhëruar Gjykatën e Durrësit që ti japë mandatin kandidates së tij Valbona Sako.

Me një reagim në faqen e tij në Façebook, Basha thotë se drejtësia është nën kontrollin e Ramës dhe është kthyer në private të tij.

E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”,-shkruan Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje