VIDEO/Marrëveshje dhe emra negociatorësh? Reagon Basha: Ja qëllimi i opozitës

VIDEO/Marrëveshje dhe emra negociatorësh? Reagon Basha: Ja qëllimi i opozitës

59
0
Shares

Lideri i  Demokratëve i ka dhënë njeherë pikat e aksionit opozitar, që do të kulmojë me largimin e kryeministrit Edi Rama.

Basha gjatë takimit me kryesinë ka theksuar  se kauza e opozitës mbeten zgjedhjet e lira, pa Edi Ramën kryeministër, dhe qeveria tranzitore.

Basha hodhi poshtë çdo pretendim se do të ketë marrëveshje të reja, duke mohuar kështu dhe pretendimet e disa mediave që botuan informacione të tilla.

Reagimi i plotë i Bashës në mbledhjen e Kryesisë dhe grupit:

Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime.

Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me ramen kryeministër nuk ka për të patur.

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Ramës.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese.

LIVE – Komunikim me gazetarët #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 12 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY