Forcohen ligjet, për kë e ka paralajmërimin Rama: Do ketë penalizime të...

Forcohen ligjet, për kë e ka paralajmërimin Rama: Do ketë penalizime të forta

103
0
Shares

Një ndër dënimet e reja që parashikohen në ligj, do të jenë dhe mosmarrja e masave për parandalimin e fatkeqësive nga institucionet përgjegjëse.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar penalitete financiare për subjektet private dhe institucionet shtetërore të cilat me dëmtimet apo mosmarrjen e masave kontribuojnë në shkaktimin e fatkeqësive naturore, të tilla si përmbytjet.

Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektligjit për mbrojtjen civile, kryeministri tha se shteti nuk mund të marrë përsipër të kompensojë dëmet e shkaktuara nga vetë njerëzit.

Nga ana tjetër, Ministrja e Mbrojtjes sqaroi se ky ligj synon përqëndrimin e punës dhe parandalimin e situatave emergjente.

Rama: Nuk mund dot që në përditshmëri t’i hapim gropën vetes e pastaj, kur vjen furtuna, t’i kërkojmë shtetit të na nxjerrë nga gropa. Nuk mund dot që t’i biem shkurt, duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave, për të bërë një hyrje me palma në një lokal dasmash dhe pastaj të ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna. Nuk mund dot që t’i biem shkurt, duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave, për të bërë një hyrje me palma në një lokal dasmash dhe pastaj të ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY