Një ditë pas protestës, Basha pret drejtuesen e lartë në selinë blu

Një ditë pas protestës, Basha pret drejtuesen e lartë në selinë blu

97
0
Shares

Një ditë pas protestës, Lideri demokrat zhvillon një takim me drejtuesen e OSBE/ODIHR.  Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, ka mbërritur këtë mesditë në selinë blu. Shefja e OSBE do të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ajo është pritur jashtë selisë blu nga ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Detajet e takimit priten të komunikohen ne vijim ose ndoshta do te mbeten konfidenciale, duke qene se lideri demokrat asnjehere nuk i ben objekt bisede takimet me nderkombetarët.

Kujtojmë se në raportin e fundit të OSBE, Glover kritikoi ashpër zgjedhjet e mbajtura në 30 Qershor, duke renditur mangësitë, teksa la të kuptohet se janë institucionet e vendit ato që duhet të rishikojnë vlefshmërinë e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY