Basha :Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antikombëtare

Basha :Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antikombëtare

40
0
Shares

Pas 30 Qershorit, Basha falenderon shqiptarët dhe ka një kërkesë të veçantë për socialistët.

Një vend të veçantë në fjalimin e liderit të opozitës ka zënë mirënjohja dhe falenderimet për çdo shqiptar që, siç u shpreh ai, “e braktisi dhe e refuzoi regjimin e krimit më 30 qershor”. Basha shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që I janë janë bashkuar përpjekjet të opozitës për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.”

Kreu i opozitës falenderoi çdo qytetar, që me kurajo, i qëndroi dhunës policore në qelitë e prokurorëve të Ramës, falenderoi opozitën e bashkuar nga drejtuesit, tek anëtarët e thjeshtë. – “Bashkë jemi një uragan politik- u shpreh zoti Basha, që duke falenderuar posaçërisht demokratët, nuk la pa u çuar edhe një mesazh socialistëve. “Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës. “ – tha Basha gjatë protestës për largimin e Edi Ramës.

Lideri i opozitës tregon sfidën e parë të vështirë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti, si dhe bën dy paralajmërime të forta.

Duke shprehur bindjen se sundimi i ligjit është rruga e vetme drejt Europës, kreu I opozitës kishte dy paralajmërime të forta. I pari ishte për ata që kanë abuzuar me pushtetin. “Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!”- tha Basha, i çili nuk la jashtë vëmendjes edhe kriminelët. “Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare!”- u shpreh kreu i opozitës. Basha tha se “me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve.

Fund të fortëve të rrugës!
Fund të fortëve të politikës!
Fund të fortëve të medias!
Fund të fortëve të biznesit!

“Për të patur një qeveri të popullit duhet, në rradhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive”i theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyççe, që do tëgarantojnë këto reforma.

 Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.
 Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje.
 Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje.
 Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.

“Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”- vuri në dukje me vendosmëri lideri i opozitës, i çili beson se “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.” Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.”

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY