Kryeministri grek Cipras: Respektoj vendimin e popullit

Kryeministri grek Cipras: Respektoj vendimin e popullit

47
0
Shares

Kryeministri në detyrë i Greqisë, Alexis Cipras ka reagaur pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditej e dyta, duke bërë me dije se kishte telefonuar fituesin e këtyre zgjedhjeve kryetarin e “Demokracisë së Re” Qirjako Micotaqis dhe e kishte uruar për fitoren.
Kryeministri në ikje i Greqisë bëri me dije se ditën e nesërme do të kryejë të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri.

“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”,– u shpreh Cipras.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY