Enver Hoxha, dashuria qe e frikesoi deri sa vdiq

Enver Hoxha, dashuria qe e frikesoi deri sa vdiq

596
0
Shares

Je version te ri ku Enver Hoxha ishte edhe i dashuri i princesesh Mexhide eshte rrefyer sot nga joq. Ne fakt oborri mbreteror nuk e ka pohuar asnjehere nje histori te tille dhe nderkohe qe nuk ka asnje document qe te vertetoje hipotezen ne vijim.

Rrefimi i plote:

Hoxha është cilësuar si një prej diktatorëve më të egër të të gjitha kohërave.  Gjatë sundimit të tij të egër në vendin tonë u vranë me mijëra njerëz të pafajshëm vetëm sepse shikoheshin si armiq.

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë se cili ka qenë sekreti më i madh i ish-diktatorit Enver Hoxha. Sekreti i Hoxhës lidhet pikërisht me një nga motrat e mbretit Ahmet Zogu.

Thuhet se ish-diktatori ka pasur një lidhje me princesha Mexhide. Hoxha arriti ta joshte atë dhe ajo u bë e dashura e tij.

Po ashtu mësohet se në kohën që Hoxha ishte mësues në Liceun e Korçës, mes tyre pati një letërkëmbim të dendur.

Edhe mbreti Zog ishte dakord që motra e tij të martohej me Enver Hoxhën. Kishte gjasa të mëdha që martesa midis tyre të shpallej pranverën e vitit 1939, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të problemeve që mbreti Zog pati në atë periudhë.

Në kohën që mbreti Zog me familjen e tij u larguan nga vendi drejt Greqisë duke kaluar nga Korça, princesha Mexhide i kërkoi  Hoxhës që të vinte me të në mërgim. Ajo i premtoi atij se ata do të ktheheshin shumë shpejt në Shqipëri dhe Hoxha pranoi.

Të dhënat tregojnë se ish-diktatori shkoi me familjen mbretërore deri në kufirin greko-turk, por kur ai pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë u kthye.

Hoxha e kishte kuptuar se fuqitë e mëdha e kishin braktisur mbretin Zog, kështu ai u kthye në Shqipëri duke marrë me vete disa para që ia mori motrës së mbretit.

Thuhet se Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u takuam më kurrë, por frika se mos letrat që ai i kishte dërguar asaj do të zbuloheshin e torturoi deri ditën që ajo vdiq.

Ndërsa vitet e fundit të jetës, Hoxha madje urdhëronte që të dërgoheshin lule tek varri i Mexhidesë. Të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë kushërirë të tijën nga Gjirokastra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY