PPPd, Presidenti Meta tregon kush fshihet pas inicialeve

PPPd, Presidenti Meta tregon kush fshihet pas inicialeve

65
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se kush fshihet sipas tij pas grupit të struktura me inicialet “PPPd” te cilin e permendi pak memgeret ne konferencen e shtypit:

Presidenti ka thënë se njëra P është politika, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër është Policia që sipas tij po shantazhon politikanët, gazetarët dhe sipërmarrësit dhe d-ja e vogël janë disa ndërkombëtar që sipas tij kanë braktisur parimet demokratike.

Kush fshihet pas grupit të strukturuar  “PPP dhe d e vogël’ që ju përmendet?

“Njëra P janë politikanët, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër policia, rrugët policisë që ndiqen për të shantazhuar politikanë, gazetarë, sipërmarrës  dhe d-ja e vogël janë ca diplomatë që kanë braktisur parimet demokratike, perëndimore”, u shpreh Meta.

Akuza për PPPd

Më herët Presidenti tha se është një grup i rrezikshëm që po tentonte kapë shtetin dhe këtë gjë ja ka bërë të qartë krerëve të opozitës.

“Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëve që duan demokraci europaine dhe perëndimore.

Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit dhe mikut tim doktorit, që të jeni të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël.

Kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY