A do ta lirojë zyrën Kryebashkiakja e Shkodrës? Shikoni përgjigjen

A do ta lirojë zyrën Kryebashkiakja e Shkodrës? Shikoni përgjigjen

55
0
Shares

Ndonëse jo me një përgjigje të prerë, kryetarja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dhënë përgjigje zërave nëse do ta lirojë apo jo zyrën e kryebashkiakes së Shkodrës.

E ftuar në emisionin “Provokacja”, pa pritur pyetjen e drejtuesit të emisionit Ademi tha se ajo do të jetë në krahun e njerëzve.

“Po i përgjigjem një pyetjeje që e pres edhe nga ju: do e lironi zyrën? Përtej një karrigeje apo zyre minimaliste në kuptimin formal të fjalës, mendoj që problemi që ne kemi sot në Shqipëri është përtej vendorëve , përtej bashkive, dhe kjo duhet të na shqetësojë.

Është krizë e madhe që lidhet demokracinë dhe me themelin e demokracisë dhe përgjigja që është dhënë të dielën nuk e di nëse populli jonë ka reaguar ndonjëherë më fuqishëm se të dielën”.

Nano: Do e lironi zyrën?

Ademi: Unë do jem në krahun e njerëzve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY