Vasili: Vlerësojmë raportin e OSBE/ODIHR për votimet

Vasili: Vlerësojmë raportin e OSBE/ODIHR për votimet

31
0
Shares

Ish-kryetari i grupit parlamentar në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili komentoi raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR, i cili tregoi se në zgjedhjet e 30 qershorit janë konstatuar probleme dhe qytetarët kanë qenë nën presion nga të dyja palët politike.

Sipas Vasilit, raporti konfirmoi se procesi i zgjedhjeve ishte i paligjshëm duke shtuar faktin se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin, pasi në më shumë se gjysmat e bashkive në listë ishte vetëm një kandidat.

“Vlerësojmë raportin e OSBE/ODIHR për votimet. Raporti konfirmoi që u zhvillua një proces i paligjshëm.

Raporti konfirmoi që vetëm GJK shprehet për Dekretin. Raporti konfirmoi që nuk pati asnjë mundësi për zgjedhje.
Raporti konfirmoi që vendimet e KQZ, të paligjshme. Vendimet e KQZ-së kanë qenë sipas urdhrit partiak”-tha Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY