A ishin zgjedhjet te drejta dhe te lira? Glover tregon se pse...

A ishin zgjedhjet te drejta dhe te lira? Glover tregon se pse nuk i quajne te tilla

51
0
Shares

Drejtuesja e misionit të ODIHR në Shqipëri Glover tha sot se nuk po përdorin më termin zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi sipas saj kjo nuk ka shumë vlerë.

Sipas Audrye Glover tha se ODIHR ka bërë shumë rekomandime për ndryshimet në Kodin electoral, por ato nuk janë zbatuar.

Glover foli dhe për presionet që kanë patur votuesit.

“Nuk e përdorim më të lira dhe të ndershme, por nuk ka kuptim, se mund të jenë të lira por jo të ndershme dhe e anasjelltas.

Ne në raportin përfundimtar identifikojmë dhe fushat që mendojmë se ka ende nevojë për punë.

Sigurisht do të ketë rekomandime për këto fusha problematike, por sic e dini rekomandime janë bërë shumë por kam frikë se shumica e rekomandimeve ende nuk janë zbatuar.

Sa i përket lidhjes mbi votuesit, sigurisht që dhe votuesit e kuptojnë kur u ushtrohet presion dhe është e qartë që kjo nuk duhet lejuar”, u shpreh ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY