Mbyllet votimi për kryebashkiakët, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet votimi për kryebashkiakët, pjesëmarrje e ulët

62
0
Shares

Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 19:00 është mbyllur procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit, në 61 bashkitë e vendit. Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe qytetarët shqiptarë iu drejtuan për 12 orë kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj, por edhe anëtarët e Këshillave Bashkiakë.

Zgjedhjet lokale u zhvilluan në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë ka vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidatë. Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë zonja. 23 prej socialistëve janë rikandidime.

Në të gjithë vendin u hapën 5417 Qendra votimi, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme KQZ njoftoi se, sipas Kodit Zgjedhor u shpërndanë materialet zgjedhore në 90 KZAZ. Të drejtën për të shkuar te kutia e votimit e kanë 3.464.328 qytetarë shqiptarë. Të gjithë ata që kanë votuar, kanë vendosur shenjën e tyre në dy fletë votimi: për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive, si dhe parlamentet lokale, pra këshillat bashkiakë.

Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 36 parti, të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban dhe 19 parti të tjera, Koalicioni Shpresa për Ndryshim me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa 9 parti garojnë jashtë koalicioneve.

Për herë të parë që nga pluralizmi, këto ishin zgjedhjet ku në gjysmën prej bashkive nuk ka dy kandidatë në garë, për shkak se opozita, ku bëjnë pjesë shumica e partive të djathta (PD, PR, PDIU, PBDNJ, LZHK) dhe LSI, nuk morën pjesë në zgjedhje, me pretendimin se ato nuk janë të lira e të ndershme, duke marrë shkas nga përgjimet e publikuara pak kohë më parë, që lidheshin me blerjen e votave në zgjedhjet lokale 2016 në Dibër dhe një vit më vonë në zgjedhjet e përgjithshme në Durrës.

Partia opozitare që garoi për herë të parë ishte Bindja Demokratike e Astrit Patozit, që garoi me kandidatë në 22 bashki të vendit.
Situata mori një tjetër rrjedhë, kur Presidenti i vendit Ilir Meta e zhdekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, për të vendosur 13 Tetorin si datën e re, por kjo pasi Kuvendi nisi një procedurë për shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa qeveria nguli këmbë se zgjedhjet do të mbaheshin më 30 Qershor, duke i konsideruar nul dekretet e tij.

Pavarësisht se data e zgjedhjeve nuk ndryshoi bashkitë e drejtuar nga të djathtët thonë se do të zbatojnë dekretin e Presidentit dhe në këto ditë ka pasur mjaft përplasje nëpër KZAZ, ku simpatizantët e PD nuk kanë lejuar e kanë djegur materialet zgjedhore në disa qendra votimi.

Në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50% e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritetet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Sipas KQZ-së, në bazë të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore.

Në zgjedhjet e shkuara vendore, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), fituan shumicën dërrmuese të 61 bashkive të vendit.

E majta mundi të marrë 45 bashki. Nën kontrollin e saj kaluan thuasje të gjitha qytetet e mëdha të vendit, me përjashtim të Shkodrës, e cila i mbeti të djathtës. Koalicioni i partive të djathta, i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi vetëm 15 bashki. Ndërsa Bashkia e Finiqit në jug të vendit u fitua nga Partia “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”.
Voton Klosi: Objektivi është arritur, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor

Ora 17:26 – Për ministrin e Turizmit Blendi Klosi, objektivi i PS në këto zgjedhje, të cilat ishin dy, është realizuar. Klosi iu përgjigj edhe akuzave të PD-së për një rritje fiktive të numrit të pjesëmarrësve.

“Objektivat kanë qenë dy: realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore.
KQZ: 15.5% pjesëmarrja, Tirana me numrin më të madh të votuesve

Ora 16:03 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë shifra të tjera të përditësuara për votimin deri në këto momente. Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se deri tani procesi ka vijuar normalisht dhe se pjesëmarrja deri në orën 15:00 ka qenë 15.5%, pra kur kanë ngelur ende edhe 4 orë nga orari zyrtar i votimit. Në total kanë votuar 546 388 zgjedhës, Tirana me numrin më të madh të votuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY