Rama reagon per Bushatin: Ndeshkimi do jete shembullor

Rama reagon per Bushatin: Ndeshkimi do jete shembullor

69
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “shfaqje turpi” djegien e KZAZ në Bushat dhe ka akuzuar opoziten per djegien e KZAZ.

Me një reagim në Twitter, Rama thotë se sulmi mbi KZAZ është shfaqje e egër e “dëshpërimit të të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e diel”.

Kryeministri thekson se ndëshkimi për këto veprime, do të jetë shembullor.

Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e diel i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Ndëshkimi do jetë shembullor.

As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY