Palmer vihet përballë Presidentit Meta: Presim që zgjedhjet të mbahen me 30...

Palmer vihet përballë Presidentit Meta: Presim që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor

49
0
Shares

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Mattheë Palmer tha se Shtetet e Bashkuara njohin datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Zoti Palmer komentoi në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Meta për të caktuar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer.

Intervistën e plotë me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit ju ftojmë ta ndiqni të premten në programin e VOA Ditari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY