Mjekët e rinj në grevë 24 orëshe:Duam kushte më të mira

Mjekët e rinj në grevë 24 orëshe:Duam kushte më të mira

40
0
Shares

Shoqata e Specializantëve dhe Mjekëve të rinj Shqiptarë kanë vendosur të bojkotojnë shërbimet ndaj qytetarëve për shkak të mos pagimit, kushteve dhe disa problemeve të tjera.

Në një kërkesë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Arsimit, Drejtorisë se QSUT-së dhe Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, mjekët e rinj kanë vendosur që të bojkotojë shërbimet 24 orëshe në QSUT deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kërkojnë pagimin e shërbimeve 24 orëshe, rikthimin e dhomës së specializantëve me kushtet bazike, sigurimin e ushqimit, heqjen e tarifës së parkingut dhe respektimin e kontratës sipas Kodit të Punës.

“Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e menses se QSUT, duke u detyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut brenda ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: specializantet e kirurgjise tashme nuk kane me as dhomen e tyre ne urgjencen e QSUT; Qe sot ne kemi marre kete iniciative nen mbeshtetjen edhe te shume mjekeve primare…Turp…!.-thuhet në kërkesën e tyre

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY