Konservatorët e Evropës:Nuk shkohet në votime me një alternativë

Konservatorët e Evropës:Nuk shkohet në votime me një alternativë

48
0
Shares

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë , e cila pranoi kërkesën e opozitës shqiptare në Maj të vitit 2017, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

ACRE deklaron se është e domosdoshme të zgjidhet kjo krizë politike, të përgatitet terreni për rikthimin e standardeve demokratike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu ata apelojnë për dialog mes palëve.

Më poshtë do të gjeni shkrimin e plotë:

REZOLUTA “Mbi krizën politike në Shqipëri, paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme”

Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë

Mbështeti kërkesën e opozitës shqiptare në Maj të vitit 2017, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Tashmë ka fakte të qarta dhe prova në dosjen hetimore, të botuar nga Media ndërkombëtare, se Qeveria Rama ka manipuluar zgjedhjet.

Në deklaratën e ACRE (Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë) më 24 shkurt 2019, sërish u mbështet kërkesa e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të lidhur me qeverinë, përmes një qeverie tranzitore.

Duke respektuar parimin demokratik sipas së cilit qeverisja bazohet në një sistem pluralist, në zgjedhje të lira dhe të ndershme;

Duke vlerësuar dhe inkurajuar ushtrimin e ltë drejtës kushtetues;

Duke marrë parasysh se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë institucionale e vërejtur nga fakti se më shumë se një vit, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe Gjyakata e Lartë është jashtë funksionit;

Gjykon (mendon) se qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë bërë një përpjekje konkrete për tu përballur me krimin e vazhdueshëm të blerjes së votës, një fakt i njohur publikisht dhe ndërkombëtarisht, përfshirja në zgjedhje, e individëve me të kaluar kriminale, duke përhapur krimin shqiptarë në rajon e më gjerë.

Gjykon (mendon) se emigrimi masiv i shqiptarëve ka kapur dimensionet e një “eksodi”, përbën një fenomen politik serioz dhe me pasoja sociale(shoqërore).

Gjykon (mendon) se situata politike në Shqipëri, vijon të paraqes risk me përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës në vend, e cila mund të shkaktojë pasoja serioze për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rregullin dhe paqen brenda vendit dhe rajonit.

Duke konsideruar se mbajtja e zgjedhjeve për qeverisjen vendore më 30 qershor 2019, në mungesë të alternativës konkurruese opozitare, dhe përballë reagimit të vazhdueshëm qytetar përmes protestave, do të sjellë pasoja serioze për vendin, për popullin në tërësi dhe pluralizmit politik.

ACRE deklaron se është e domosdoshme të zgjidhet kjo krizë politike, të përgatitet terreni për rikthimin e standardeve demokratike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj, edhe një herë apelojmë për dialog në mes të palëve, respektimin e Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duke vendosur një datë për zgjedhjet duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY