E fundit/ Aksident i rëndë në Durrës,plagoset 10 vjeçari

E fundit/ Aksident i rëndë në Durrës,plagoset 10 vjeçari

231
0
Shares

Një aksident rrugor ka ndodhur  në qytetin e  Durrësit ku ka mbetur i plagosur një fëmijë.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit, ku një fëmijë 10 vjeç ka dalë nga lulishtja duke i prerë rrugën një automjeti në mënyrë të menjëhershme.

Fëmija është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY