Ashpërsohet Kodi Penal, Hajdari thirrje: Reflektoni! Do rishikojmë nenet…

Ashpërsohet Kodi Penal, Hajdari thirrje: Reflektoni! Do rishikojmë nenet…

56
0
Shares

Pas kryeministrit Edi Rama, fjalën e ka marrë kryetarja e Grupit Parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari.

Hajdari ka folur për ndryshimet në Kodin Penal, nisma e nisur nga Partia Socialiste, për dënime ndaj krimeve elektorale, ku është parashikuar që tiu hiqet lëvizja jashtë shtetit. (kliko ketu)

Hajdari nuk bie dakord me keto ndryshime, teksa i ka quajtur jo të sakta. Ajo ka kërkuar rishikim të tyre, ndërsa e ka denoncuar ashpër ndryshimet të cilat nuk marrin parasysh nevojat dhe të drejtat e njeriut.

Hajdari u ndal dhe tek kryeministri Rama, ndaj të cilit u shpreh se duhet të reflektojë dhe të mos lejojë më viktima.

Duhet të jemi më serioz. A është kjo një mënyrë për t’i thënë shqiptarëve që pa u bërë ju viktima ne nuk do t’i fitojmë zgjedhjet. Thirrni mendjes të dashur politikanë, nuk duhet të bëjmë lojëra me shqiptarët. Nuk duhet ët ketë më viktima mes shqiptarëve. Nëse kryeministri ka informacione për viktima, ai duhet të marri masa për ta parandaluar”– tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY