“Bashkitë kërkojnë lirimin e ambjenteve”, KQZ ultimatum: Konsiderojeni inekzistent dekretin e Metës

0Shares
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë për mediat pas tensioneve në KZAZ në Shkodër dhe Tropojë ku është kërkuar lirimi i ambjenteve, pasi këto Bashki po respektojnë dekretin e Presidentit.

“Disa kryetarë kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve si dhe ndërprerjen e vendimeve për afishimin e listave. KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim i të drejtave për qeverisjen vendore. Reflektoni! Veprimet cënojnë të drejtën e KQZ dhe KZAZ-ve. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për vijimin e procesit zgjedhor, duke na mbështetur. I bëjmë thirrje të gjitha organeve publike që të konsiderojnë inegzistent dekretin e Metës dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre,”-thuhet në deklaratën e KQZ-së.

Në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD janë përplasur me policinë. (kliko ketu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje