Himara braktis PS-në! Në takimin elektoral Gjiknurit nuk i shkojnë as 100...

Himara braktis PS-në! Në takimin elektoral Gjiknurit nuk i shkojnë as 100 persona

58
0
Shares
Deputeti Damian Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro kanë vijuar fushatën e tyre për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Dhe pse të vetëm në garë, pas përjashtimit të Fredi Belerit nga KQZ, sërish PS po vijon fushatën dhe në këtë qytet.

Sot Gjiknuri dhe Goro u ndalën në një takim me banorë në qendër të qytetit. Buzë detit të Jonit në shëtitoren e rregulluar së fundmi ata kishin bërë gati foninë dhe karriget, ku do uleshin vet dhe qytetarët, shkruan dosja.al.

Por dhe pse takimi pritej me pompozitet, rezultoi një flluckë sapuni, pasi nuk u mblodhën as 100 veta. Duke u ndodhur para kësaj situate, Gjiknuri dhe Goro e “hëngrën turpin me bukë” dhe vijuan takimin e programuar dhe 50 qytetarët. Dhe nuk u ndalën me kaq. Pas takimit, deputeti postoi dhe foto nga takimi ku shiheshin qartë se dukej një braktisje nga banorët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY