EMRAT/Kontrabandë në kufi, pranga 3 personave, doganieri në kërkim

EMRAT/Kontrabandë në kufi, pranga 3 personave, doganieri në kërkim

100
0
Shares

Një rast tjetër i futjes së mallrave kontrabandë është shënuar në kufi. 3 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se kanë futur mallra kontrabandë në  pikën kufitare të Kakavijës.

Personi që është shpallur në kërkim ka detyrë doganier në këtë pikë kufitare, ndërsa është arrestuar kolegu i tij Muharrem Mullai. Dy personat e tjerë që janë arrestuar janë Maksi Babi dhe Xhino Melonashi.

Në aksin rrugor Gjirokaster-Kakavijë është bërë e mundur ndalesa e nje mjeti ku gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u gjet një sasi madhi redbulli dhe qumështi për të cilat nuk ishin paguar detyrimet doganor.

Nga hetimet rezultuan se doganierët në pikën doganore Kakavijë Muharem Mullai dhe Ardit Cani kanë marrë 400 euro dhe kanë lejuar kalimin e mjetit duke ju shmangur detyrimeve doganore. Pas këtij operacioni u sekuestrua makina dhe rreth 190 koli me pije energjike red bull si dhe 5 koli me qumësht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY