VIDEO/Juncker bëhet lëmsh me datat për zgjedhjet, i pirë “tapë” puth kryeministrin...

VIDEO/Juncker bëhet lëmsh me datat për zgjedhjet, i pirë “tapë” puth kryeministrin Rama

64
0
Shares

Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, sërish tërhoqi vëmendjen me veprimet e tij gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama.  Ishte lehtësisht e evidentueshme fakti që ai kishte pirë sërish. Tashmë ai njihet si pijedashës, por edhe për gafat e tij në takime të rëndësishme të nivelit të lartë.

Ai zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, në përfundim të të cilit kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ajo që u vu re në fund të konferencës, ishte luhatja e Juncker dhe puthja që i dhuroi kryeministrit Edi Rama në faqe. Ky i fundit, pasi pa vështirësinë me të cilën po ndeshej Juncker, i futi krahun për ta mbajtur. Juncker në një moment është mbajtur në foltore, pasi këmbët nuk i premtonin.

Gjatë fjalës së tij, Juncker tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor.

Gafa e Juncker:

Juncker: Zgjedhjet janë vendosur në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor

Juncker: Ah po qershor, se prilli ishte muaji i fundit para muajit të fundit. Kam aq shumë qejf kur Shqipëria bën progres saqë ngatërrova muajt.

*Ne minutat e fundit te videos

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2546557475362426/?eid=ARBdv0OSJ0G9I4sxTk2W-nGVjaRWL26rStEzMAl24D1LM7-EjbtCftA3HrXzoJTU_8zAxKsPDkM0aYZQ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY