Erion Isai lirohet nga detyra si drejtor i Teatrit të Kukullave

Erion Isai lirohet nga detyra si drejtor i Teatrit të Kukullave

119
0
Shares

Aktori i njohur Erion Isai, njëherësh dhe drejtor i Teatrit të Kukullave është liruar nga detyra ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave.

Isai është liruar sot nga detyra që mbante pasi ka shpallur kandidaturën për kryebashkiak i Kolonjës në zgjedhjet që do të mbahen në 30, nën siglën e Partisë Socialiste.

‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

Erion Isai, Drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës pёr Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë’, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Screenshot_1.jpg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY