Banorët e tërmetit në Korçë të shqetësuar: “Si shkojnë punimet në Katedralen...

Banorët e tërmetit në Korçë të shqetësuar: “Si shkojnë punimet në Katedralen e Parisit?”

137
0
Shares

Nga Mario Koxha:

U tronditën teksa po flinin! U trembën! Të tmerruar dolën jashtë! Ishte ftohtë, shi binte, gurët e shtëpisë akoma po lëviznin dhe binin pak e nga pak! Lëkundje të tillë nuk kishte parë Korça. Kështu vazhduan për ditë me radhë.

Tërmeti I ‘përzuri’ nga shtëpia, nga streha që e kishin ndërtuar me gjak dhe djersë. Ashtu të trembur dhe të tronditur u futën në çadrat që shteti I solli. Falë Zotit!

U sistemuan në krevatet portativë, ftohtë vazhdonte të ishte, fëmijët qanin, të moshuarit dridheshin, çvend I keq dhe kjo Korça, përveç tërmetit dhe I ftohti duhej.

Po ç’halle janë këto, halle sipërfaqësore, çdo njeri do t’I kalonte.

Halli I tyre I madh është një televizor, ose një linjë interneti, ose dikush që t’I informonjë me doemos se çfarë po ndodhte me rindërtimin e Katedrales në Francë.

Nuk u intereson fare se shtëpia e tyre u shemb, nuk u ntereson nëse këmbët i kanë në dheun e ftohtë, diku duhet të shohin deri ku kanë shkuar punimet për rindërtimin e shtëpisë së Kuazimodos.

Të acaruar e të nevrikosur shajnë median që merrenn me hallin e tyre dhe nuk I tregojne se ku po shpenzohen 100 mijë eurot që shteti jonë dha për restaurimin e katedrales.

‘Nuk na gjen qetësi shpirti’ – tha njëri prej banorëve, që gruan e tij e kishte nisur për në spital pasi një pjesë betoni I kishte rënë në këmbë nga tërmeti I 68-të, – ‘dikush të na njoftojë për katedralen, restaurimi I saj është I rëndësishëm’.

‘Do dalim në protestë!’ – tha nëna e një vajze të vogël, që me duar të dridhura po e tundte këtë të fundit në djepin e lagur nga shiu –  ‘Katedralja duhet të bëhet, lekët për restaurimin e saj I dhamë vetëm pas 3 ditësh. Ne rrimë edhe pa ushqim, pa veshmbathje, shteti duhet të na thotë diçka’.

E kështu me zemër në dorë, me sytë nga shteti dhe me shpresën se kontributi ynë për katedralen do të jetë ndihmues sadopak ata presin nën çadër.

Presin një lajm të mirë, presin një kandidat bashkiak apo një ministre regjisore, që teksa I merr nga dora petullën e gatuar nga vetë ata t’I thojë:

“Mos u shqetësoni, paratë që ne dhuruam ia vlejtën! Me to katedrales I vendosën një bravë të re në portën kryesore! Më vjen keq që ju duhet të rrini edhe ca në çadër!”

Ehh, kur do të vijë kjo ditë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY