Ish-deputeti Luçiano Boçi ka publikuar disa fotografi, të cilat sipas tij dëshmojnë se Rilindja po ble vota që ditën e parë të fushatës.
Sipas tij, me ndihmën e Bashkisë në Elbasan, po shpërndahen qese me ushqime për ti marrë më të vobektëve pastaj votën.
REAGIMI I BOCIT
SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.
Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.
Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.
I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.
Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.
Faza e dytë është me para kesh në dorë.
Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!


https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1439249996216590&id=321721261302808&__xts__[0]=68.ARB1aK0Ml9ipxoSVxki5bXdtymQTUjLjDyG1rD3FrEeKZxRsH4NmckBqZrWxhnENQW5Bfg-c4bKTpJVLEazZNPIlwJudlPbyxCmPKVAejHKS9cQtBHLXhmIU73NZQ1XAjvnHzW5_nM1bijtH5bBvt4Jz0ycs0jpncEpnqcjqpaEV0PuSVqnNJPBG2a89i60dL7PgG8f2Cj8_4pkSlplmGSRYVmXrflm2tVbZikFT_HthMzddRS05gmFYDfWKyU_UMAJnM-5aZFZ2PkK1ka0B2ukhRp89lFztjf9cbpWCg-icroYRD2g2HVIUvTmonr56C0TQ1o_a7eRS9IQCWINH558h5w&__tn__=-R
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













