Basha: Pushteti i Edi Ramës ka rënë! Asnjë hap pas për çlirimin...

Basha: Pushteti i Edi Ramës ka rënë! Asnjë hap pas për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!

38
0
Shares

Kryetari i opozites, Lulzim Basha, publikoi një video për të dhënë mesazhin se Edi Rama nuk ka me shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë bashkë me krimin.

Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin. Ne rastin e Edi Ramës, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit me blerjen e votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit. Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhet të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin tek keqqevrrisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni.

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:
Kur i dha pushtet kriminelëve!
Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!
Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!
Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!
Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!
Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!
Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!
Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!
Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!
Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!
Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!
Kur bllokoi rrugën drejt Europës!
Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!
Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!
Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!
Kur mbylli gjykatat!
Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!
Asnjë hap pas!”

Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. #2qershor #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 1 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY